image Ky qytet po përballet me valën e tretë të koronavirusit pasi hoqi masat kufizuese

Botë

Ky qytet po përballet me valën e tretë të koronavirusit pasi hoqi masat kufizuese

news image

Autoritetet e Hong Kongut, kanë raportuar për një rritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rastet e reja dhe infeksioni i përhapur është një valë e tretë a pandemisë që po ndikon në qendërn globale financiare.

Të hënën, qyteti i raportoi 52 raste të reja. Prej tyre, 41 ishin raste të infektimit lokal dhe 11 të ardhura nga jashtë. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 1,521 persona, shkruan “CNN”.

Vetëm gjatë shtatë ditëve në kaluara janë regjistruar 236 raste të reja, që paraqet rritje alarmante për këtë vend, që është vlerësuar për masat e shpejta dhe efektive kundër pandemisë.

Nga 10 korriku Hong Kongu mori vendim që restorantet të cilat nuk respektojnë distancën fizike të mbyllen, teksa ato mund të operojnë me 60 për qind të kapaciteteve dhe me 8 persona për tavolinë, gjithnjë duke respektuar distancën sociale.

Masat e reja kufizuese në këtë qytet do të qëndrojnë në fuqi deri më 24 korrik./ Gazeta Sinjali/