image Ky pritet të jetë formacioni startues i Ballkanit sonte ndaj Sivassporit

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni startues i Ballkanit sonte ndaj Sivassporit

news image

Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Konferencës, ku do të takohet për herë të dytë me klubin turk, Sivasspor.

‘Portokallinjtë’ arritën fitoren e parë historike pikërisht ndaj klubit turk në Turqi javën e kaluar, duke triumfuar në fund me rezultat 4-3.

Ajo fitore historike bëri që Ballkani të marrë lidershipin në tabelë në grupin G, duke qëndruar me 4 pikë, aq sa kanë edhe tre skuadrat e tjera, mirëpo suharekasit qëndrojnë me numër më të lartë të golave të shënuara.

Ballkani tani do ta pret klubin turk në “Fadil Vokrri” sonte me fillim nga ora 21:00, nën prezencën e 13 mijë shikuesve, pasi tashmë të gjitha biletat janë shitur.

Nga mungesat e Ballkanit për ndeshjen e kaluar, vetëm Astrit Thaqi pritet të kthehet në skuadër pas suspendimit, kurse Edvin Kuc, Leonit Abazi, Nazmi Gripshi e Leotrim Bekteshi do të jenë jashtë. Kuc pritet të ndodhet në bankën rezervë, porse nuk ndodhet në 100% të gjendjes fizike.

Kësisoj, Ballkani mund të luajë me një formacion të ngjashëm sikur në Turqi, por dilema e vetme e trajnerit Ilir Daja është të startojë me Astrit Thaqin apo Egzon Sinani në mbrojtje, diçka për të cilin ai do të marrë një vendim më vonë, ka mësuar Gazeta Sinjali Sport.

Formacioni i mundshëm:

Frashëri; Dellova, Jashanica, Astrit Thaqi; Armend Thaqi, Zyba, Emerllahu, Potoku; Korenica, Rrahmani, Krasniqi.

Me një fitore potenciale, Ballkani do të rriste gjasat për një kualifikim të mundshëm në fazën eliminuese të Ligës së Konferencës.

/GazetaSinjaliSport/