Në fundjavë mot i kthjellët dhe me diell, temperaturat janë në rritje.
“Prishtina Weather” shkruan se edhe ditëve të para të javës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e nga dita e martë mund të ketë një ulje të lehtë të temperaturave maksimale.
Datat:
5.09 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës më ngrohtë.
6.09 – Më nxehtë, kryesisht me diell.
7.09 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
8.09 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.
9.09 – Kryesisht me diell. /Gazeta Sinjali/