Në zyrën e kryetarit të Kamenicës Kadri Rahimaj, është vendosur një fotografi në të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti krahasohet me një luan.
Në fotografinë, që shihet prapa shpinës së Rahimajt, Kurti krahasohet me një luan.
Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili tha se ky kryetar është për “gjynah”.
Nushi u shpreh se kjo nuk është qesharake.
“Sa mendon që nuk do të çuditet më me veprimet e pjesëtarëve të VV-së, befasohet nga kryetari i Kamenicës. Veç kqyreni çfarë foto ka vendose në murin e zyres së tij në Komunë! Kjo nuk o as qesharake. Ky kryetar o për gjynah!”- ka shkruar Nushi.