Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një zyrtari të ndërmarrjes Trainkos, i cili dyshohet se ka sulmuar menaxherin e tij. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarve dhe ju sjellë detaje.
E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi në hapësirat e kësaj kompanie në Fushë Kosovë, kur i dyshuari Sahit Prekopuca, zyrtar, dyshohet se sulmoi fizikisht menaxherin e tij Faik Bugujevcin.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ‘sebep’ i sulmit ka qenë vlerësimi i performancës nga ana e Bugujevcit për Prekopucën.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rasti si “sulm”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.