Ardit Alikaj është 40-vjeçari që u gjet i vdekur këtë të diel në liqenin e Butrintit. 40-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve, i cili kishte shkuar për të peshkuar në liqen rreth 03:00 të mëngjesit për të lënë atje frymën e fundit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.