image Ky është zhvillimi i fundit në SHBA: Trumpit i zvogëlohet mundësia e fitores

Botë

Ky është zhvillimi i fundit në SHBA: Trumpit i zvogëlohet mundësia e fitores

news image

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka ngushtuar në masë të konsiderueshme epërsinë ndaj rivalit Donald Trump në një prej shteteve kyçe të garës, Michigan.

Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan tash ka rënë në vetëm rreth 12.500 vota, sipas të dhënave të telvizionit Fox News.

Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 90 për qind e votave, ndërsa 10 për qind nuk janë numëruar ende.

Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar./Gazeta Sinjali/