Gazeta Sinjali raportoi se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Po ashtu nga burimet e Sinjalit, viktimat janë Petrit Koka nga Shqipëria dhe Pal Komani nga Gjakova.
Gazeta Sinjali tani ka arritur të sigurojë fotografinë e Pal Komanit, i cili sipas një familjari të tij ishte mbi 60 vjeç dhe të Gëzim Koka i njohur me emrin Petriti.