image Ky është viktima nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Sociale

Ky është viktima nga Prizreni që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga viktimat është edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit i cili ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/