image Ky është versioni i Glauk Konjufcës për karantinimin e dy komunave në Veri të Kosovës

Politikë

Ky është versioni i Glauk Konjufcës për karantinimin e dy komunave në Veri të Kosovës

news image

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, thotë se vendimi për karantinimin e dy komunave në Veri të Kosovës, është marrë nga Institucionet e Kosovës.

Por, sipas tij, ky vendim ishte i brendshëm dhe është bërë pa bujë e pa publicitet.

 “Institucionet e Kosovës kanë marrë masa edhe vendime edhe për komunat në pjesën e Veriut të Kosovës, vendimin e bëri publik mbrëmë edhe Xhelal Sveçla, por nuk u bë publik për një arsye se ka qenë i brendshëm që u bë pa bujë dhe pa publicitet. Kjo u bë me qëllim që mos me nxitë pakënaqësi të panevojshme pa dallim etnik”, tha Konjufca në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Me tëj tha se Qeveria Kurti e ka gjetë një situatë të caktuar në Veri të Kosovës, “nuk ka mujt Vetëvendosja për 51 ditë me kthy Veriun e Kosovës totalisht në kontrollë të Kosovës”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/