image Ky është urimi i Rita Orës për 28 Nëntorin (FOTO)

Bota e Yjeve

Ky është urimi i Rita Orës për 28 Nëntorin (FOTO)

news image

Personazhe të njohura nga bota e artit uruan popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan urimet as nga këngëtaret shqiptare me famë botërore.

Pas Ava Max e Dua Lipës edhe këngëtarja kosovare, Rita Ora ka postuar disa fotografi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Këngëtarja shqiptare postoi dy fotografi, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar. Ndërsa foto e dytë është shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, në të cilin ajo u shfaq me veshje kombëtare.

“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/CWV3X1Bq9Tl/?utm_source=ig_web_copy_link

/GazetaSinjali/