Personazhe të njohura nga bota e artit uruan popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan urimet as nga këngëtaret shqiptare me famë botërore.
Pas Ava Max e Dua Lipës edhe këngëtarja kosovare, Rita Ora ka postuar disa fotografi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.
Këngëtarja shqiptare postoi dy fotografi, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar. Ndërsa foto e dytë është shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, në të cilin ajo u shfaq me veshje kombëtare.
“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora.