image Ky është shteti nga i cili mërgimtarët sollën më së shumti remitanca për Kosovën

Kosovë

Ky është shteti nga i cili mërgimtarët sollën më së shumti remitanca për Kosovën

news image

Për vite me radhë diaspora cilësohet si ‘oksigjeni’ i Kosovës, e si njëra ndër shtyllat kryesore të vendit, pasi vazhdojnë të rrisin pothuajse çdo vit ekonominë e vendit. Sipas njoftimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, remitancat apo dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë shkuan në 632 milionë e 900 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e shteteve nga të cilat u regjistruan remitancat, shteti që prinë me regjistrimin e tyre është Gjermania, ku në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë euro, teksa në 12 mujorin e vitit të kaluar, nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro. 

Gjermania pasohet nga Zvicra, nga ku në tremujorin e parë të këtij viti kanë ardhur 17.2 milionë. Pas Zvicrës, vijnë SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila, për të vazhduar tutje me shtete e shifra tjera.

Nëse bëhet krahasimi me vitin e kaluar, atëherë bëhet e ditur se këtë vit remitancat kanë shënuar rritje për 77.5 milionë euro, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Remitancat e diasporës për vitin 2022 në total ishin: 1 miliard e 102.8 milionë euro,
-Banka: 186.9 milionë euro
-Agjencitë për transfere të mjeteve: 642.3 milionë euro
-Të tjera: 273.4 milionë euro, përcjell Sinjali.

/GazetaSinjali/