image Ky është shteti me internetin më të shpejtë në botë

Internet

Ky është shteti me internetin më të shpejtë në botë

news image

Internetin më të shpejtë në botë, sipas kompanisë Cable.co.uk, e ka Lihtenshtajni.

Studimi më i ri i kësaj kompanie  i cili u realizua në 221 shtete dhe territore tregoi se një film më së shpejti mund të “shkarkohet” në Lihtenshtajn, ndërsa më ngadalë në Sudanin Jugor, ku nevojitet gati një ditë.

Ky studim e rendit Kosovën në vendin e 73-të në këtë listë. Sa u përket vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria është në vendin e 25-të, Rumania në vendin e 26-të, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.

Në krye të listës, përveç Lihtenshtajnit janë edhe disa vende të vogla si Xhersi dhe Gjibraltari, ndërsa në top 10 vendet e para janë edhe Luksemburgu dhe Monako. Tabela globale e shpejtësisë së Internetit për vitin 2020 tregon se Evropa Perëndimore dominon, sepse tetë nga dhjetë vendet në botë me rrjet më të gjerë të shtrirjes gjenden në atë pjesë të kontinentit.

Interneti më i ngadalshëm është në vendet më të varfra në Afrikë – mesatarisht prej vetëm 3,80 megabajt në sekond. Atje një film shkarkohet për më shumë se katër orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati një ditë e tërë./Gazeta Sinjali/