Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, e menjëherë kanë dalë rezultatet e para nga Exit Poll-et.
Pas kësaj ka reaguar edhe partia Lëvizja Vetëvendosje.
“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagim.
Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh.