image Ky është reagimi i Thaçit kur pyetet se a do t'ia jep mandatin Kurtit

Kosovë

Përgjigja/ Ky është reagimi i Thaçit kur pyetet se a do t’ia jep mandatin Kurtit

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar të përgjigjet se si do të ia bëjë me dhënien e mandatit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.

Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë ditë së djeshme.

Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u shpall subjekt fitues, me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.

Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës  duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës.