image Ky është qyteti që sot nuk regjistroi asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Ky është qyteti që sot nuk regjistroi asnjë rast me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 555 raste me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, në këtë numër të rasteve të reja, nuk bën pjesë Komuna e Vitisë, qytet ky që sot nuk regjistroi asnjë rast me virus.

Ndërsa, doktoresha Vjollca Kadolli përmes një postimi në Facebook, tha se deri më tani në këtë qytet janë shënuar 797 raste me koronavirus, ndërsa raste aktive janë 143.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se vetëm sot janë shëruar 7 persona, duke e çuar në 615 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/