Babagjyshi dhe dëbora e dendur e kanë shndërruar Laplandin, një qytezë të vogël në Finlandë, në një parajsë të festave të fundvitit, duke u dukur që qyteti të jetojë vetëm falë turizmit, edhe pse industria është goditur rëndë nga 2 vite pandemi.
Turistë nga Spanja, Italia dhe Dubai janë mes atyre që zgjedhin Laplandin, si destinacionin e padiskutuar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Babgjyshi merr miliona letra nga fëmijët në të gjithë botën.
Zyrtarisht, Rovaniemi është qyteti ku jeton Babagjyshi i Vitit të ri, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit, me atraksione që përfshijnë fshatin e tij të lindjes, por edhe udhëtime me slitë në rrethin arktik. Këtë vit, numri i vizitorëve pritet të tejkalojë shifrat e para pandemisë.
Deri më tani, edhe pas përhapjes së variantit Omicron, në këtë qytezë, të gjitha hotelet janë plot dhe nuk ka pasur anulime të biletave. Përpara pandemisë, në Dhjetor të 2019, drejt qytezës Lapland, udhëtuan 724 avionë “charter”, që ulen në 4 aeroportet në Finlandë, me destinacion final Rovaniemin, që është edhe më i famshmi.