image Ky është propozim-vendimi që Kurti e ka bërë gati për ta hequr taksën

Kosovë

Dokument/ Ky është propozim-vendimi që Kurti e ka bërë gati për ta hequr taksën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë e ka gati propozimin që kërkon ta bëj vendim për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Propozim-vendimi që Kurti kërkon ta fus në rend dite të mbledhjes së qeverisë, parasheh heqjen e taksës 100% për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Gjithashtu, në propozimin e Kurtit theksohet se deri më 1 prill, qeveria do të nxjerrë vendim për ta vendosur masën e reciprocitetit të plotë për të gjitha çështjet me Serbinë dhe Bosnjen.

Gazeta Sinjali raportoi më herët se me propozim-vendimin e Kurtit është njoftuar edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa pritet të ketë koordinim edhe me emisarin special të SHBA-së pë dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për të proceduar më tutje.

LDK-ja ka kërkuar me ngulm heqjen e plotë të taksës, duke paralajmëruar dje mocion votëbesimi, ndërsa ky vendim mund ta evitojë rrëzimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/