Sipas ekspertëve të gjumit, mundësinë për një pushim të mirë, mund ta ulin njerëzit që flejnë me pozicion në bark.
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion i detyron ata që flenë në këtë mënyrë të përdridhen në njërën anë, duke i tendosur muskujt e tyre, raporton The Sun.
Sipas tyre, kjo pozitë bën gjithashtu që muskujt e tyre të zgjaten për periudha të gjata kohore dhe kjo gjë nuk është e preferueshme.
Për të bërë një gjumë të mirë, ekspertët thonë se mund të iu ndihmojë një jastëk i vendosur në mes të gjunjëve.