image Ky është polici tjetër i cili u plagos në veri, shpërblehet me shqiponjën dhe emblemën e UÇK-së

Siguri

Ky është polici tjetër i cili u plagos në veri, shpërblehet me shqiponjën dhe emblemën e UÇK-së

news image

Në aksionin e Policisë së Kosovës kundër terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku, teksa siç njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë plagosur edhe disa policë të tjerë. Në mesin e këtyre policëve të plagosur është edhe pjesëtari i njësitit special të Kosovës, Naser Qerkezi, raporton Gazeta Sinjali.

Pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe gjendjes stabile, Qerkezi është liruar në shtëpi.

Teksa, në vizitë i ka shkuar kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ku si shenjë mirënjohje për kontributin e tij në këtë aksion i dhuroi emblemën e UÇK-së dhe shqiponjën dykrenare.

“Vizitova, Naser Qerkezin policin e njësitit special të Kosovës, i cili u plagos gjatë aksionit në veri të vendit. Mes dhimbjes së madhe për humbjen e kolegut, shpreha ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se liria jonë është lartësuar me gjak dhe sot e kësaj dite trimat e heronjtë po i dalin zot vendit, duke u shëndrruar në heronjë të paqes, me këtë rast Naserit në shenjë mirënjohje i dhurova emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiponjën dykrenare. Naseri me djemtë me të mirë të këtij vendi, janë gardian të ruajtjes se paqes! Zoti i ruajtë të gjithë që ndodhen në krye të detyrës, ndërkaq Naserit shërim dhe rikthim të shpejtë në misionin për mbrojtjen e vendit!”, ka njoftuar i pari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/pfbid02zVdPce9BFW56i5oAHFNEA9VK8HkcKGE2PxySJLm8DTW154ZyKpkXypKnD7Zn4dzUl?cft[0]=AZUTvxWt7YN2RDv2nuiZ4S4kl8KnnabEeK8vI8dZAxEHxISh84ZGfDMuNV5sYE1HXLkzp0wGU5zmQSg20pyeWzW0Bb7WRIyYHMvbh-M49J7kamUHq3TjJEddZpFqJr3d1Qg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/