image Ky është polici serb që e denoncoi shqiptarin në Mitrovicë për ngacmim

Siguri

Ky është polici serb që e denoncoi shqiptarin në Mitrovicë për ngacmim

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një zyrtar policor, i nacionalitetit serb e ka denoncuar për ngacmim, shqiptarin Ardian Hakaj, në Stacionin Policor në Veri të Mitrovicës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për policin Ilija Jovanovic .

I njëjti kishte qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke vepruar në Vushtrri, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Zyrtari policor Ilija Jovanovic, e ka denoncuar shqiptarin, pasi ky i fundit e kishte quajtur “kanibal i shqiptarëve gjatë luftës”, në një postim të tij në rrjete sociale.

Pas postimit, siç duket polici nuk ka duruar dhe menjëherë e ka raportuar rastin dhe ka deklaruar se po ndihet i ngacmuar nga shqiptari. Ky rast është hapur sot, në mesditë, me urdhër të një prokuroreje, po ashtu e nacionalitet serb.

Sinjali ka sigruar postimin e shqiptarit në Facebook, për të cilin është bërë denoncimi: “Ky eshte polici i kosoves që sonte e kishte rastin tim dhe e mbrojke te patëdrejtin kurse i drejti isha une shqiptar ishë qeveria Jonë para disa viteve e ka veshur police te kosoves që ishte kanibal i shqiptarve shikojeni emeri i tijë eshte Illija me vendbani ne lagjejen e boshnjakve dhe punon ne stacionin veri te MITROVICES”.

/GazetaSinjali/