image Ky është polici që vdiq pasi u vetëplagos aksidentalisht duke dalë nga poligoni i qitjes

Siguri

Ky është polici që vdiq pasi u vetëplagos aksidentalisht duke dalë nga poligoni i qitjes

news image

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në poligonin e qitjes në Cërnushë të Mitrovicës, ku një zyrtar policor është vetëplagosur. Sinjali ka mësuar identitetin e policit që humbi jetën dhe detaje se si ndodhi ngjarja.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se zyrtari policor që u vetëplagos aksidentalisht është Burim Tahiri.

Të njëjtat burime bënë të ditur se zyrtarit policor i shkrepi arma duke hyrë në veturë, pasi doli nga poligoni i qitjes.

Tahiri u transferua në spital pas plagëve të marra, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/