Një 19 vjeçar është përgjakur në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se zyrtari policor që u suspendua në lidhje me këtë rast është Besnik Shala.
Këto burime gjithashtu kanë bërë të ditur se kanë nisur edhe hetimet kundër policit, i cili dyshohet për përdorim joproporcional të forcës.
Ai po hetohet për shkaktim të lëndimit trupor ndaj 19 vjeçarit.
Supendimi i tij është bërë me rekomandim të Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.