image Ky është personi të cilin Policia e bastisi për falsifikim të parave në Podujevë, por gjeti edhe drogë

Siguri

Ky është personi të cilin Policia e bastisi për falsifikim të parave në Podujevë, por gjeti edhe drogë

news image

Policia e Kosovës mëngjesin e së enjtes pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, ka kryer një bastisje në Podujevë, pasi dyshohej për falsifikim të parave. Por në objektin që u bastis, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës narkotike, që dyshohet se është e llojit marihuanë.

Gazeta Sinjali mëson se personi i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim i parave’, është Arlind Hasani.

Rastin e bastisjes për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se ndaj të dyshuarit është hapur rasti për posedim të substancës narkotike, ndërsa rasti për dyshimet lidhur me falsifikim të parave është proceduar konform urdhëresës së Gjykatës.

Borovci ka njoftuar se ky aksion është kryer nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme të Prizrenit, mirëpo janë asistuar edhe njësia e Prishtinës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë në Prizren, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/