image Ky është personi që pritet të emërohet kryeshef i Agjencisë Kosovare të Standardizimit

Politikë

Ky është personi që pritet të emërohet kryeshef i Agjencisë Kosovare të Standardizimit

news image

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhje online momentalisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, për këtë pozitë është propozuar, Betim Reçica, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ministrat kanë kohë vetëm katër orë që të votojnë për ose kundër këtij propozim-vendimi.

/GazetaSinjali/