Një person me emrin Arsim Gashi ka bërë thirrje për djegien e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, shkuan Gazeta Sinjali.
Për këtë kërcënim, Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe ka nisur hetimet e menjëhershme ndaj tij.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Ditën e parë të Qeverisë së re, Presidenca duhet të vihet në flakë me presidentin brenda. Populli në sulm!”, ishte komenti i tij që e nxiti hapjen e hetimeve nga ana e prokuroririsë./Gazeta Sinjali/