Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë pasi një person dyshohet se është vrarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen e dy të tjerëve është Valmir Selimi.
Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti është nga fshati Kçiq të Mitrovicës.
Po ashtu, në këtë incident kanë mbetur edhe dy persona të plagosur, gjersa ende nuk dihet gjendja e tyre.