image Ky është personi që dyshohet se mashtroi vushtrriasin për vizë pune, ia mori qindra euro

Siguri

Ky është personi që dyshohet se mashtroi vushtrriasin për vizë pune, ia mori qindra euro

news image

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast të mashtrimit me viza pune. Një rast i tillë dyshohet se i ka ndodhur një qytetari nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë, i cili ka dhënë qindra euro për një vizë pune, por ka mbetur pa para dhe pa vizë. 

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se rasti dyshohet se ka ndodhur më 21 prill rreth orës 13:00, kur i dyshuari Halil Gashi ka mashtruar një 39 vjeçarin me inicialet G.F nga Maxhunaj se do t’ia rregullojë dokumentacionin për një vizë pune sllovene.

G.F  paraprakisht ia kishte paguar atij një shumë të hollash prej 517 eurosh dhe i kishte dhënë edhe letërnjoftimin.

Pas marrjes së të hollave dhe dokumenteve, i dyshuari Halil Gashi më nuk ishte lajmëruar. Ankuesi nuk ka arritur t’i marrë ndonjë numër kontakti apo ndonjë të dhënë tjetër, përveç se ka njohuri që ai banon diku në Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është iniciuar  si “Mashtrim” dhe policia është vënë në ndjekje të personit që dyshohet për mashtrim me viza.

/GazetaSinjali/