image Ky është parashikimi i motit për fundjavën

Kosovë

Ky është parashikimi i motit për fundjavën

news image

Ditëve të fundjavës rritje e temperaturave. Nga e diela dhe fillim të javës së ardhshme priten edhe reshje shiu.

Sipas Prishtina Weather,  pas motit të qëndrueshëm e të ftohtë që patëm ditëve të shkuara, nga fundjava temperaturat shënojnë rritje, që kushtëzojnë mot më të butë, e nga dita e diel parashihen edhe kushte për reshje lokale shiu.

Edhe në fillim të javës së ardhshme në përgjithësi parashihet të mbajë mot i butë, por se me të reshura shiu kohëpaskohe, ku më të theksuara mund të jenë në perëndim të vendit.  Reshjet e borës priten vetëm në viset e larta malore.  Ditën e mërkurë reshjet pushojnë e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese mbetet me indeks kryesisht të dobët e shumë të dobët, e meqenëse parashihet të ketë edhe qarkullim paksa më të mirë ajror, gjatë ditës ndotësit edhe do jenë më të shpërndarë, që mundëson indeksin të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

25.12 – Pjesërisht vranët.  Në mbrëmje vranësirat shtohen.

26.12 – Butë, kryesisht me vranësira.  Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

27.12 – Kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje shiu.  Më shumë reshje në perëndim të vendit.

28.12 – Kryesisht vranët dhe me reshje shiu kohëpaskohe.

29.12 – Reshjet e shiut pushojnë, e gjatë ditës do të ketë vranësira e intervale me diell.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, dhe do të jenë në vlera pozitive.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 6C, e maksimalet ndërmjet 9C e 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

/GazetaSinjali/