Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, Kosova si gjithë vendet tjera të botës, është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
E prej atëherë, në Kosovë 2989 persona e kanë humbur jetën pasi u infektuan me COVID-19. Viktimat ishin të moshave të ndryshme.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se për 24 orë janë shënuar 13 raste të reja pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
E numri i të vaksinuarve është i lartë, mirëpo kohëve të fundit ka rënë.