image Shqetësuese: Në pjesën e parë të vitit janë raportuar mbi 40 raste të dhunimit

Siguri

Shqetësuese: Në pjesën e parë të vitit janë raportuar mbi 40 raste të dhunimit

news image

Rastet e dhunës seksuale janë të shpeshta në vendin tonë, ku vetëm në pjesën e parë të vitit janë raportuar dhjetëra sosh, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se rastet e dhunës seksuale trajtohen me seriozitet të lartë.

Nga të dhënat e përgjithshme të të gjitha grupmoshave për rastet e veprës “dhunim”, për vitin 2021 dhe periudhën krahasimore janar-korrik 2021-2022, vërehet se ka rënie të theksuar të rasteve të kësaj natyre. 

Gjatë vitit 2021 ishin 102 raste të dhunimit, derisa vetëm nga 1 janari deri me 31 korrik 2021 ishin 59 raste të dhunimit.

Derisa nga 1 janari deri me 31 korrik të këtij viti ishin 41 raste të dhunimit.

/GazetaSinjali/