image Ky është numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera - Sinjali

Ky është numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera

news image

12 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 27 me post COVID-19, po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 2 pacientë të shtrirë, njofton SHSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë të spitalizuar

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient                    

Spitali i Ferizajt, 1 pacient. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin