image Numër i madh i të pastrehëve në Londër

Botë

Botë/ Numër i madh i të pastrehëve në Londër

news image

Numri i personave të pastrehë që flenë në rrugë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, ka shënuar rritje.

Të dhënat nga Rrjeti i Kombinuar i të Pastrehëve dhe Informacionit (CHAIN) tregojnë se 3.985 njerëz kanë fjetur në rrugë midis korrikut dhe shtatorit të këtij viti, përfshirë rreth 2.069 të pastrehë të rinj, që tregojnë një rritje prej 50 për qind.

Shifrat e CHAIN tregojnë gjithashtu se 22 persona u bashkohen të pastrehëve çdo ditë në qytet, një numër që sugjeron se një person i ri bëhet i pastrehë çdo 2 orë.

Të dhënat erdhën pasi Zyra Statistikore Kombëtare (ONS) zbuloi se vitin e kaluar mesatarisht dy persona të pastrehë kanë vdekur çdo ditë në Angli dhe Uells.

Kryeshefi ekzekutiv në Shoqatën bamirëse të të pastrehëve “Crisis”, Jon Sparkes tha se shifrat janë “thjesht të pafalshme”, dhe se kushtet janë edhe më të këqija për shumë njerëz për shkak të Aktit të të Pastrehëve, ligj ky i cili ndalon të flenë në rrugë ose të kërkojnë lëmoshë.

“Ky trajtim çnjerëzor nuk mund të vazhdojë. Është thelbësore që të gjitha palët të angazhohen për shfuqizimin e Aktit të të Pastrehëve në mënyrë që të shohim anën tjetër të këtij ligji njëherë e përgjithmonë”, tha Sparkes për “The Independent”./Gazeta Sinjali/