image Ky është moti deri në fund të javës

Parashikimi/ Ky është moti deri në fund të javës

news image

Moti ditëve në vijim pritet të jetë më i freskët dhe me shi, vende-vende me reshje më intenzive.

Sipas të dhënave të Prishtina Weather, temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri në 12C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

Sipas tyre, do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor, e të enjten në mbrëmje edhe nga veriperëndimi. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht nën vlera normale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ditën e enjte një sistem frontal do të kalojë mbi vendin tonë gjatë natës që do të kushtëzojë mot më të freskët, të vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu. Vende-vende këto reshje mund të jenë me intenzitet më të lartë, ndaj edhe priten mundësi për përmbytje.

Ditën e premte reshjet pritet të pushojnë, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i butë me intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

Ditën e shtunë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Të dielë, sërish një sistem frontal pritet të kaloj mbi vend, që sjellë sërish të reshura shiu me karakter lokal.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare, mirëpo kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme. /Gazeta Sinjali/