image Ky është mjeku që u arrestua për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Siguri

Ky është mjeku që u arrestua për keqpërdorim të pozitës zyrtare

news image

Gazeta Sinjalit sot raportoi se një person, me profesion mjek është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për mjekun Bekim Ademi.

Prokuroria Speciale njoftoi sot se mjeku Ademi, është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën E paraburgimit në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/