image Ky është mesazhi prekës që shkroi babai i Astrit Deharit në muralin përkujtimor

Kosovë

Homazh/ Ky është mesazhi prekës që shkroi babai i Astrit Deharit në muralin përkujtimor

news image

Sonte në Prishtinë janë ndezur qirinjë në nderim të Astrit Deharit i cili humbi jetën në Burgun e Prizrenit.

Në këtë homazh kanë marr pjesë qindra qytetarë të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe dhimbjen me familjen Dehari.

Ata janë mbledhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Deharin.

Më këtë rast, Avni Dehari babai i të ndjerit Astrit Dehari ka shkruar në mur një dedikim prekës në emër të familjes Dehari për të birin.

“Astrit, shëmbëltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhnjimtare!”
Avni, Xhemile dhe Arta Dehari

Ky aktivitet homazh u organizua pas publikimit të ekspertizës mjeko-ligjore të Institutit të Lozanës në Zvicër e cila nuk e përjashton mundësinë e e vrasjes së Astrit Deharit duke rekomanduar hetim të plotë dhe të pavarur për këtë rast.

Kujtojmë se Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, ku po akuzohej si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Vdekja e tij, kishte ndodhur në rrethana misterioze, pasi nuk kishte dalur nga qelia e tij në kohën e shëtitjes./Gazeta Sinjali/