Aksidenti i rëndë në trafik që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë, u mori jetën dy mërgimtarëve që kishin ardhur për pushime në vendlindje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktimat janë Shemsedin Sopaj dhe bashkëshortja e tij Merveti, të cilët po udhëtonin me veturën e tyre bashkë me dy fëmijët e vegjël.
Mediat lokale raportojnë se Shemsedini dhe Mervetja ishin me prejardhje nga fshati Jançisht i Malishevës, por jetonin tash e disa vite në Slloveni.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.