image Aksidenti me fatalitet në Podujevë: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, vetura u bë llom pasi u ndesh me autobusin

Siguri

Aksidenti me fatalitet në Podujevë: Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, vetura u bë llom pasi u ndesh me autobusin

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 04:40 të mëngjesit në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy fëmijë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit, trupat e  pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura që u ndesh me autobusin është krejtësisht e shtypur në pjesën e përparme.

/GazetaSinjali/