image Ky është kosovari që u vra sot në Zvicër

Diasporë

Ky është kosovari që u vra sot në Zvicër

news image

Në mëngjesin e sotëm një burrë ka vdekur dhe dy gra janë plagosur gjatë një mosmarrëveshje familjare në një apartament në rrethin dy të Cyrihut në Zvicër, transmeton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se personi që u vra sot është Martin Berisha nga qyteti i Gjakovës, i moshës 47-vjeç.

Përveç kosovarit që ka ndërruar jetë, të plagosura kanë mbetur edhe dy gra, njëra 50 vjet kurse tjetra e moshës 18 vjeçare.

Ndërsa, për Berishën, raportohet se është marrë me biznes të automjeteve për 20 vite.

Gjithashtu, sipas policisë së qytetit të Cyrihut, shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/