image Ky është kosovari i arrestuar që po i transportonte me makinën e tij 7 migrantë ilegalisht në Kosovë

Siguri

Ky është kosovari i arrestuar që po i transportonte me makinën e tij 7 migrantë ilegalisht në Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një person, pasi gjatë kontrollimit të automjetit, brenda janë gjetur 7 persona, migrantë ilegal shtetas të huaj, raporton Gazeta Sinjali.

Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se shoferi që është arrestuar lidhur me rastin është Shemsi Gavzaj.

Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/