Zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka emëruar këshilltar të tij, Visar Berishën, i cili është mjek me profesion.
Hoti përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se Visar Berisha do t’i ndihmojë kabinetit të tij në dy fusha, në atë të shëndetësisë dhe në integrimet ndërshqiptare.
‘’Ekipi po kompletohet. Sot na u bashkua mjeku i mirenjohur, dr. Visar Berisha, i cili do te ofroje eskpertize ne dy fusha’’, ka shkruar Hoti.
Në profilin e tij zyrtarë në Facebook, ka shkruar edhe Visar Berisha, ku ka pranuar detyrën e tij më të re si këshilltar.
Ndryshe, këshilltari i ri i zëvendëskryeministrit Hoti, Visar Berisha është djali i Kolë Berishës, i cili gjatë vitit 2006- 2007 ka qenë kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së./ Gazeta Sinjali/