Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i AUV-it, dyshohet se i ka lajmëruar bizneset, të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për inspektorin Albrim Poniku.
Ndaj tij është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”.
IPK ka lëshuar komunikatë për këtë rast dhe ka dhënë detaje.
“Gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti Covid-19” mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.
Pas disa veprimeve hetimore, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) dyshohet se është duke lajmëruar bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit respektivisht në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.