image Ky është i riu që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjilan

Kosovë

Tragjike/ Ky është i riu që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjilan

news image

Një aksident i rëndë me motoçikletë ia ka marrë jetën një të riu mesditën e sotme në Gjilan.

Debatik Huruglica nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda nga aksidenti me një veturë sot rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Motoçiklisti u ndesh me një veturë në orën në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.

Lajmin për aksidentin fatal e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani. /Gazeta Sinjali/