Këngëtarja Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023.
Pas incidentit, shumë donin të dinin se kush ishte “I çmenduri” që gjuajti me telefon në fytyrën e saj, duke i shkaktuar lëndime këngëtares së hiteve botërore.
Tabloidi britanik The Sun, ka mësuar se emri i tij është Nicolas Malvagna.
Ai është 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku ai punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.
Të dielën, më 18 qershor 2023, Malvagna u arrestua nga Policia e New Yorkut dhe u akuzua për sulm pasi dyshohet se plagosi artisten e zhanrit pop, Bebe Rexha.
Malvagna pritet të dalë në gjyq të hënën, më 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer.