image Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin që ndodhi në Mitrovicë

Siguri

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin që ndodhi në Mitrovicë

news image

Personi që vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një vetaksidenti në Zhabar të Mitrovicës, është Adnan Shala, 20 vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili gjithashtu ka thënë se automjeti e ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga.

“Po, ka ndodh një vetaksident. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dal jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti./ Gazeta Sinjali/