Gazeta Sinjali raportoi të premten për një aksion që u zhvillua nga Policia në një shtëpi në Gjilan, ku fillimisht dyshohej se kishtë armë, por u gjet drogë. I dyshuari fillimisht nuk u kap, por u shpall në kërkim policor.
Bëhet fjale për një 21-vjeçar, i cili vendosi të dorëzohej, duke u paraqitur vet në Polici. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari është Gëzim Azemi, në shtëpinë e të cilit u gjetën mbi 400 gramë narkotikë
Droga që u gjet gjatë bastisjes nga Policia ishte e ndarë në disa paketime dhe dyshohej se shitej dhe shpërndahej nga i dyshuari 21-vjeçar.
Pasi i dyshuari është paraqitur në Polici është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.