image Ky është i riu nga Istogu që dyshohet se u ther 7 herë me thikë

Siguri

Ky është i riu nga Istogu që dyshohet se u ther 7 herë me thikë

news image

Pasditen e sotme, për motive akoma të panjohura një i ri është therur me thikë nga disa persona, në oborrin e shtëpisë së tij në fshati Saradran të Komunës së Istogut. Rasti u konfirmua nga Policia, teksa viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Derisa të dyshuarit ende s’janë identifikuar, sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se i riu që u ther me thikë 7 herë është 25-vjeçari, Gent Madanaj.

gent

I njëjti është dërguar menjëherë në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i riu është ther në kokë dhe në disa pjesë të tjera të trupit.

“Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë”, tha Gashi.

Ai shtoi se ende nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/