image Ky është i dyshuari të cilit policia ia gjeti rreth 2 kg drogë në shtëpi

Siguri

Ky është i dyshuari të cilit policia ia gjeti rreth 2 kg drogë në shtëpi

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se në lagjen “Dardania”, në Prizren, janë sekuestruar rreth 2 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

Sinjali mëson se i dyshuari të cilit policia ia gjeti rreth 2 kg substanca narkotike në shtëpi është Edison Bytyqi.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren i kanë thënë Sinjali se i dyshuari ndodhet në arrati.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/