image Ky është i dyshuari që mashtroi kompaninë ‘Rohnson’ në Fushë Kosovë, mori 9 mijë euro për t’i furnizuar me cigare por s’e dorëzoi mallin

Siguri

Ky është i dyshuari që mashtroi kompaninë ‘Rohnson’ në Fushë Kosovë, mori 9 mijë euro për t’i furnizuar me cigare por s’e dorëzoi mallin

news image

Një 35-vjeçar ka rënë dje në prangat e Policisë nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”,  pasi nuk e ka dërguar mallin te një kompani e cila e kishte paguar 9 mijë euro, për ta furnizuar me mall, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për firmën “Rohnson SHPK”, kontabilisti i së cilës denoncoi personin me të cilin bëri marrëveshje për blerjen e një sasie të cigareve.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se i dyshuari që mori 9 mijë euro para të gatshme dhe nuk e dorëzoi mallin në këtë kompani është Besnik Shabani, i cili tashmë ndodhet në mbajtje.

I riu përveç që nuk e furnizoi kompaninë sipas ujdisë, ai dyshohet se edhe ka tentuar të ikë, duke i shmangur kontaktet me kontabilistin .

Pasi u ngritën dyshimet ndaj tij, kompania vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia, duke e raportuar rastin.

Me të marrë informacionet e nevojshme, njësitë policore kanë arritur të kapin të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/